Agim Ibraimi ndahet me Dinamon, është një lojtar i lirë!

Agim Ibraimi nuk është më një futbollist i Dinamos. “Newsport.al” mëson se 33 vjeçari dhe skuadra nga kryeqendra shqiptare kanë prishur me marrëveshje kontratën, me tetovarin që tanimë është i lirë për të zgjedhur tjetër ekip.

Ndryshe Agim Ibraimi kishte kontratë edhe dy vite të tjera me Dinamon e Tiranës, që edhe pse në Superligën shqiptare u rikthye me ambicie të larta, në fund nuk i’a doli dot as të mbijetojë, duke i rikthyer sërish një kategori më poshtë.

Ibraimi erdhi si një pëërforcim i madh te Dinamoja sezonin e kaluar, mirëpo i njëjti nuk arriti që të ndihmojë “dinamovitët” për të rikthyer lavdinë në futbollin shqiptarë.

Duke pasur parasysh karrierën e tij, por edhe ambiciet e Ibraimit, drejtuesit e Dinamos nuk u bënë pengesë për kapitenin e tyre, duke e lënë të lirë që të kërkoj skuadër të re.

Mbetet që Dinamo të konfirmojë zyrtarisht “divorcin”, me Kukësin që hidhet në sulm. Dashuria e verilindorëve për Ibraimin dihet, me tetovarin që mund të rikthehet pas një sezoni te Kukësi, aty ku la gjurmë sezonin 2020/2021, kur në gjithsej 37 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, kishte realizuar 17 gola dhe kishte bërë 6 asiste.

Sa i përket edicionit të fundit me fanellën e Dinamos, Ibraimi zhvilloi plotë 42 ndeshje midis kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, duke regjistruar 11 gola dhe 5 asiste. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply