Valon Berisha transferohet te Galatasaraji, bashkohet me ish trajnerin Rose!

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, i cili aktualisht luan në Francë me ekipin e Reims, gjatë merkatos së kësaj vere mund të ndryshoj mjedis.

Pas transferimit te Lacio nga Salzburgu, ku nuk arriti që të shkëlqejë, Berisha iu bashkua Reimsit në Francë por edhe aty nuk është se e gjeti shumë vetën, teksa informacionet e fundit flasin se mesfushori nga Kosova mund të transferohet te gjigandët turq të Galatasarajit.

Berisha gjatë sezonit të kaluar ka zhvilluar 13 ndeshje në kampionatin francez, derisa ka kontribuar me një asistim.

Një arsye më tepër se pse skuadra turke ka shprehur interesim për Berishën, është trajneri  Marco Rose, me të cilin kishte punuar më parë te skuadra austriake e Salzburg, ku edhe kishte kaluar momentet e tij më të mira të karrierës.

Me Salzburgun, Berisha kishte zhvilluar 232 ndeshje, duke regjistruar edhe 45 gola dhe 65 asistime.

Leave a Reply