E fitoi Kupën me Makedonija GJ.P., sezonin e ri do luaj me Partizanin!

Makedonija Gj.P edicionin që lamë pas, fitoi Kupën e Maqedonisë, duke fituar të drejtën që të bëjë gara në Ligën e Konferencës, edhe atë duke nisur gjithçka nga raundi i dytë. Një kontribut të jashtëzakonshëm në këë arritje të skuadrës shkupjane nga lagjja e Gjorçe Petrovit, dha edhe David Atanaskoski, futbollistë ky i cili në vazhdim të karrierës së tij do të luaj me Partizanin.

Informacione të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se palët janë shumë afër për të precizuar edhe detajet e fundit, që edhe përfundimisht të vënë të zezën mbi të bardhë.

Atanaskoski, luan në krahun e majtë të mbrojtjes, një kërkesë kjo e trajnerit Dritan Mehmeti, e që erdhi me angazhimin e Drejtorit Sportiv, Elton Marini.

Atanaskoski te Makedonija GJ.P erdhi shkurtin e këtij viti nga rradhët e skuadrës kazake të Shakhter Karagandy, derisa më parë kishte luajtur me Teteksin, Horizont Turnovën, Akademia Pandevin dhe Makedonija GJ.P.

Me këta dy të fundit, 25-vjeçari ka fituar dy trofe të Kupës, ndërsa të njëjtën gjë do të dëshironte të bënte edhe me Partizanin, skuadër kjo që po përgatitet në Slloveni për ndeshjen e parë kualifikuese  në kuadër të Ligës së Konferencës ndaj gjeorgjianëve të Saburtalo. (infOSport.mk)

Leave a Reply