Zekirja Ramadani te Gjilani merr ish kapitenin e Rabotniçkit!

Gjilani me Zekirja Ramadanin po përgatitet për ndeshjen e turit të parë të Ligës së Konferencës, derisa paralelisht drejtuesit e kësaj skuadre në bashkëpunim me strategun shkupjan po shohin mundësinë e transferimeve të reja në skuadër. Sipas burimeve të “infOSport.mk”, Ramadani nga drejtuesit e skuadrës së tij ka kërkuar angazhimin e mbrojtësit të djathtë, Goran Siljanovski, i cili ditë më parë u nda me Dinamon e Tiranës.

Mbrojtësi 31 vjeçar skuadrës nga kryeqendra shqiptare iu bashkua verën e vitit të kaluar, ndërsa shumë shpejtë i njëjti  zuri vendin e titullarit te Dinamo, duke luajtur në 33 ndeshje kampionale, nga gjithsej 36, ndërsa gjithashtu luajti edhe në 5 ndeshje të Kupës.

Mirëpo rënia në Kategorinë e parë e ka bërë të pamundur qëndrimin për tetovarin, i cili në të kaluarën në Shqipëri kishte luajtur edhe me Flamurtarin e Vlorës, derisa në futbollin tonë elitar, ku numëron plotë 236 paraqitje, i njëjti kishte luajtur me Rabotniçkin, Teteksin, Vardarin dhe Renovën.

Leave a Reply