E ardhmja e Muriqit në udhëkryq!

Vedat Muriqi pritet t`i bashkohet skuadrës së Lacios në kampin e tyre stërvitor parasezonal pasi Majorka ende nuk ka dërguar një ofertë bindëse për transferimin e tij.

Sulmuesi 28-vjeçar kosovar iu bashkua skuadrës spanjolle në afatin kalimtar të janarit në formë huazimi dhe menjëherë u përshtat mirë atje, duke shënuar 4 gola dhe duke dhënë 3 asistime në 15 paraqitje në La Liga.

Kontributi i Muriqit ishte shumë i madh, duke ndihmuar Majorkan të shmangte rënien nga kategoria dhe gjërat më në fund po përmirësoheshin për ish-lojtarin e Fenerbahçes.

Siç detajohet nga “LazioNeës24”, oferta më e lartë e Majorkas për Muriqin është 8 milionë euro, shumë larg nga 11 milionë euro të kërkuara nga Igli Tare.

Përveç kësaj, Lacio duhet ta mbajë kosovarin edhe pak më gjatë nëse dëshiron të përfitojë nga përfitimet tatimore si rezultat i ligjit të Dekretit të Rritjes.

Përveç Majorkas, sulmuesi kosovar është lidhur edhe me një lëvizje në skuadrën turke Galatasaraj, edhe pse është e paqartë nëse ai do t’i bashkohej këtij ekipi duke marrë parasysh besnikërinë e tij të mëparshme ndaj Fenerbahçes.

Pritshmëria për momentin është që Muriqi të kthehet në Romë në fillim të korrikut për t’u bashkuar me kampin stërvitor parasezonal të Lacios në “Auronzo di Cadore”. Qëndrimi deri në afatin kalimtar të janarit është tashmë një mundësi serioze.

Leave a Reply