ZYRTARE, ndeshjen FC Shkupi-Lincoln mund ta ndiqni në këtë kanal televiziv

Pas plotë 21 viteve, skuadra nga Çairi, FC Shkupi do të provojë shijen e Ligës së Kampionëve, teksa “bardheblutë” e nisin rrugëtimin e tyre në kompeticionin prestigjioz europian që nga raundi i parë.

Shorti përballë FC Shkupit vendosi kampionët e Gjibraltarit, Lincoln RED IMPS FC, në letër rivali më i lehtë për kryeqytetasit.

Ndeshjen e parë të besuarit e Goce Sedlloskit do ta zhvillojnë në Shkup, në arenën “Todor Proeski” me datë 05 korrik (e martë), dhe e njëjta do të transmetohet ekskluzivisht në “Supersport” nëpërmjet platformës Digitalb SuperSport.

Kësisoj gjithë ata që nuk do të kenë mundësinë për të siguruar një biletë për në “Todor Proeski”, një gjë të tillë do të mund ta bëjnë përmes TV-së së tyre, duke klikuar kanalin e SuperSport. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply