Rast i mirë për futbollistët vendor, Milevski për miqësoren me A. Saudite do llogarisë tek ata

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll gjatë muajit tetor të këtij viti ka paraparë një ndeshje miqësore kundër Arabisë Saudite në transfertë.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohej në Abu DABI, ndërsa në këtë ndeshje seleksionuesi Bllagoja Milevski në përgjithësi do ju jep mundësinë futbollistëve më të spikatur nga kampionati vendor, njofton “infOSport.mk”.

Nuk përjashtohet edhe ftesa për ndonjërin prej futbollistëve aktual që janë pjesë e përfaqësueses, por që realisht nuk e kanë minutazhin e duhur.

Kujtojmë vetëm disa javë më parë, Maqedonia me formacionin e saj më të mirë do të luaj dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve, edhe atë kundër Gjeorgjisë në transfertë me datë 23 shtator dhe kundër Bullgarisë në Shkup me datë 26 shtator. (infOSport.mk)

Leave a Reply