Valmir Nafiu ndryshon numër, 10-shi i takon Ferhan Hasanit

Valmir Nafiu në sezonin e ri do të veshë fanellën me numër 7, që një kohë të gjatë ishte në pronësi të bomberit, Besart Ibraimi, njofton “infOSport.mk”.

Kështu numri 10-të, që vitin e kaluar ishte në pronësi të Nafiut, sezonin e ri do ti takojë kapitenit, Ferhan Hasani.

Ky i fundit pas rikthimit te Shkëndija, kishte mbajtur veshur fanellën me numër 92-të.

Një ndër përforcimet më të bujshme të kësaj merkatoje, Vlatko Stojanovski, te Shkëndija do të mbajë veshur fanellën me numrin 70, mbrojtësi çek Jan Vondra ka përzgjedhur numrin 33, ndërkohë Bashkim Velija do të veshë fanellën me numrin 23.

Me numër të ri edicionin e ri do të paraqitet edhe Mexhit Neziri, që 24-shin e ka zëvendësuar me numrin 6, Klisman Cake në vend të numrit 28 do mbajë veshur fanellën me numër 5, ndërkohë Bruno Dita 19-tën e ka zëvendësuar me numrin 22. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply