Reprezentuesi kosovar gati të veshë fanellën e St.Paulit në Gjermani

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, i cili aktualisht mbron ngjyrat e St. Gallen në Zvicër, Betim Fazliji, është pranë kalimit në Bundesliga 2 të Gjermanisë.

Për 23 vjeçarin ka shprehur interes skuadra e St. Pauli, me “Blick” që bën me dije se gjermanët janë të gatshëm të paguajnë 1 milionë euro për shërbimet e dardanit.

I lindur në Vranjë, mbrojtësi që luan edhe në mesin e fushës ka emigruar që në vegjëli drejt Zvicrës me familjen, duke dalë si futbollist nga moshat e St. Gallen, teksa prej 2019 është pjesë e ekipit të parë.

Me kontratë deri verën e 2023 dhe opsion rinovimi, duket se zviceranët duan shumën e duhur për ta lënë të lirë futbollistin shqiptarë, i cili në elitën e futbollit zviceran numëon plotë 87 paraqitje, ku ka shënuar edhe 5 gola.

I njëjti me përfaqësuesen e Kosovës ka zhvilluar 14 ndeshje.

Leave a Reply