Voska Sport prezanton Arlind Alitin

Arlind Aliti është futbollisti më i ri i Voska Sport, me të cilën skuadër ka firmosur kontratë një vjeçare, njofton “infOSport.mk”.

Aliti është prodhim nga shkolla e futbollit të Shkëndijës, ndërsa kualitetet e tij mjaft mirë i njeh edhe trajneri Berat Imeri, që një kohë të gjatë ka punuar me grupmoshat e reja te skuadra tetovare.

Aliti përveç ndeshjeve në Ligën e Dytë, ka eksperiencë edhe në Ligën e Parë, ku numëron gjithsej 25 ndeshje, duke luajtur me Struga Trim Lum (13 ndeshje), Renovë (11) dhe Shkëndijën (2), me të cilën skuadër kishte luajtur edhe në Ligën e Kampionëve në konkurrencën e të rinjëve, ndryshe e njohur si UEFA Youth League.

Kujtojmë për transferimin e 22-vjeçarit Aliti te Voska Sport, “infOSport.mk” ju kishte njoftuar që me datë 16 qershor. (infOSport.mk)

Leave a Reply