Voska Sport prezanton mbrojtësin kërçovar, Cuculi

Voska Sport gjatë ditës së sotme ka prezantuar mbrojtësin kërçovar, Ajradin Cuculi. Ky i fundit te skuadra shqiptare nga qyteti i bukur i Ohrit vjen nga rradhët e Gostivarit, ndërsa i njëjti gjithashtu kishte bërë karrierë edhe në Kosovë, duke luajtur me ekipin e Ferizajit.

Do të jetë ky rikthimi i dytë për Cuculin në Ohër, duke pasur parasysh se i njëjti gati për një vit e gjysmë mbronte ngjyrat e Ohrid Lihnidos, ndërsa në futbollin vendor kishte luajtur edhe me Vëllazërimin e Kërçovës.

Cuculi me Voska Sport ka nënshkruar kontratë një vjeçare, duke përforcuar dukshëm repartin e mbrojtjes te kjo skuadër, që sezonin e ri do të udhëhiqet nga strategu tetovar, Berat Imeri.

Kujtojmë më herët gjatë ditës së sotme, Voska Sport prezantoi edhe mbrojtësin e krahut të djathtë, Arlind Alitin, ndërsa ditë më parë kjo skuadër kishte prezantuar edhe portierin Valon Neziri, gjithashtu një lojtar me origjinë nga Kërçova. (infOSport.mk)

Njoftimi i klubit të Voska Sport përmes faqes zyrtare në facebook:

𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄 🤝

Dini Cuculi 𝐅𝐈𝐑𝐌𝐀 𝐄 𝐑𝐀𝐃𝐇𝐄̈𝐒

✍️ F.C  Voska Sport  zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin #AjradinCuculi.

Bëhet fjalë për një mbrojtës me shumë përvojë, i cili te F.C  Voska Sport  vjen nga rradhët e #Gostivarit, ndërsa i njëjti gjithashtu kishte bërë karrierë edhe në #Kosovë, duke luajtur me ekipin e #Ferizajit.

Do të jetë ky rikthimi i dytë për #Cuculin në #Ohër, duke pasur parasysh se i njëjti gati për një vit e gjysmë mbronte ngjyrat e #Ohrid Lihnidos, ndërsa në futbollin vendor kishte luajtur edhe me #Vëllazërimin e Kërçovës.

Me #Cuculin kemi arritur marrëveshje 🤝një vjeçare ✍️, me shpresë se së bashku do kemi një sezon mjaft të mbarë dhe të suksesshëm, ku edhe kësaj rradhe F.C  Voska Sport do të kërkoj vetëm kreun.

#MirëSeVjenNëFamiljeneMadheBardheBlu Dini Cuculi

#ForcaVoskaSport

Leave a Reply