Shkriniar po numëron ditët e fundit te Interi!

Milan Shkriniar po numëron ditët e tij të fundit te Interi. Sllovaku, që thuhet se  ka gjetur akordin me PSZh-në për 5 vitet e ardhshme, gjatë të cilave do të përfitojë 7.7 milionë euro në sezon plus bonuset, është në pritje të gjetjes së marrëveshjes mes klubeve.

Interi dhe francezët kanë pasur një sërë bisedimesh javët e fundit dhe ditën e sotme mund të vijë finalizimi i tyre me “zikaltrit” që janë pranë dorëzimit.

70 milionë euro ishin kërkesat e italianëve, që tani duket se do të kënaqen edhe me 65 milionë euro, një shifër që do të përfshijë edhe bonuset.

Interi shikon te mbrojtësi 27-vjeçar financimin kryesor të merkatos verore dhe nuk dëshiron ta humbasë këtë mundësi.

Leave a Reply