Debutim ëndërrash për Dacin në Superligën belge, shënon në fitoren e Vesterlos ndaj Serkl Bryzh

Erdon Daci ka bërë një debutim ëndërrash në Superligën belge, duke shënuar golin e parë në fitoren 2:0 të skuadrës së tij, Vesterlo përballë Serkl Bryzh, njofton “infOSport.mk”.

Daci golin e parë në elitën e futbollit belg e realizoi në minutën e 40-të, kur mjaft mirë reagoi para portës kundërshtare, duke shënuar golin e epërsisë.

Ky gol ishte i vetmi i shënuar gjatë pjesës së parë, por që ishte valid deri në minutën e 95-të, kur Igor Vetokele realizoi golin e dytë për Vesterlon, që në këtë mënyrë rikthehet në elitë me këmbë të mbarë.

Daci përveç golit të shënuar tregoi një performancë të shkëlqyer sonte përballë Serkl Bryzh, duke rezultuar futbollisti i dytë me notën më të lartë te skuadra e tij, pas bullgarit Edison Jordanov. Daci u vlerësua me notën 7.5, derisa Jordanov me notën 7.7.

Kujtojmë, Daci edicionin e kaluar në Ligën e dytë belge rezultoi të jetë golashënuesi më i mirë i Vesterlos, dhe njëri ndër më të merituarit për rikthimin e kësaj skuadre në mesin e më të mirëve në futbollin belg. (infOSport.mk)

Leave a Reply