FC Shkupi në “play-off” të Konferencë Ligë mund të luaj ndaj kampionëve të Kosovës, Ballkanit

FC Shkupi bënë pjesë në mesin e skuadrave favorite, kur është në pyetje shorti për ndeshjet “play-off” të Ligës së Konferencës, ashtu që skuadra nga Çairi në këtë fazë mund të peshkojë ndonjë skuadër më të lehtë, shkruan “infOSport.mk”.

Një ndër kundërshtarët e mundshëm të FC Shkupit në këtë kompeticion mund të jetë edhe skuadra kampione e Kosovës, Ballkani, që ka siguruar një vend për në turin e tretë eliminatorë të Ligës së Konferencës.

Deri te përballja midis FC Shkupit dhe Ballkanit do të vinte, vetëm në rast se FC Shkupi do të humbiste ndeshjen e raundit të tretë në kuadër të Liga Europa përballë irlandezëve të Shamrok Rovers, derisa në anën tjetër Ballkani i Ilir Dajës do të fitonte dyluftimin përballë ekipit të Klaksvik nga Ishujt Faroe.

Përveç Ballkanit, si kundërshtarë të mundshëm të FC Shkupit në “play-off” të Ligës së Konferencës mund të jenë edhe fituesit nga duelet, Vikingur – Leh, RFS Riga – Ibernijans, Zrinjski – Tobol dhe Shakhtar Soligorsk – Kluzh. (infOSport.mk)

Kundërshtarët e mundshëm të FC Shkupit në “play-off” të Ligës së Konferencës:

Vikingur (Islandë) vs Leh (Poloni)
RFS Riga (Letoni) vs Hibernijans (Malta)
Ballkani (Kosovë) vs KI (Ishujt Faroe)
Zrinjski (B e H) vs Tobol (Kazakistan)
Shakhtar Soligorsk (Bjellorusi) vs Kluzh (Rumani)

Leave a Reply