Ezgjan Alioski i bashkohet Fenerbahçes!

Një ndër skuadrat më të njohura turke, Fenerbahçe, përmes një postimi në “Twitter” ka njoftuar se ka arritur marrëveshjen me klubin saudit të Al Ahli për transferimin e mesfushorit shqiptarë, Ezgjan Alioski.

Futbollisti me origjinë nga Prilepi i Maqedonisë, te skuadra nga Arabia Saudite ishte transferuar verën e vitit të kaluar nga rradhët e Lids Junajted, ndërsa i njëjti falë paraqitjeve të tij pikërisht te skuadra angleze, kishte rënë në syrin e drejtuesve të Fenerbahçes,  të cilët me gjasë kanë arritur të bindin klubin saudit që posedon kartonin e reprezentuesit të Maqedonisë.

Alioski sonte ka arritur në Stamboll, ndërsa i njëjti nëse bindet për kushtet e kontratës huazuese do hedhë të zezën mbi të bardhë dhe sezonin e ri do të luaj në Turqi me fanellën e Fenerbahçes, skuadër kjo që çdo vit pretendon për titullin e kampionit.

Njotimi i klubit turk:

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje parimore me klubin për huazimin e Ezgjan Alioskit, i cili luan në skuadrën e Al Ahlit të Arabisë Saudite. Aktori do të vijë mbrëmjen e sotme në Stamboll për të vazhduar negociatat, për të prezantuar më pas para publikut” – thuhet në njoftimin e Fenerbahçes.

Leave a Reply