FC Shkupi mësoi kundërshtarin e mundshëm të “play-off” në Liga Europa

FC Shkupi ka mësuar kundërshtarët e mundshëm për në ndeshjet e “play-off” të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi në rast se do të eliminonte ekipin e Shamrok Rovers nga Irlanda në turin e tretë eliminatorë të Liga Europa, në “play-off” do të luante me skuadrën humbëse nga përballja e turit të tretë të Ligës së Kampionëve midis Karabagut nga Azerbejxhani dhe Ferencvaroshit nga Hungaria.

Ndeshjen e parë të kësaj faze, FC Shkupi do ta zhvillonte si mysafir me datë 18 gusht, ndërsa atë kthyese një javë më pas në Shkup.

Kujtojmë, FC Shkupi në rast se do të eliminohej nga Shamrok Rovers në turin e tretë eliminatorë të Liga Europa, atëherë do të luante në ndeshjet e “play-off” të Ligës së Konferencës, aty ku kundërshtarin e tij do ta mësoj me fillim në ora 14:00, kur edhe do të hidhet shorti për ndeshjet e këtij kompeticioni.

Ndërkohë në rast se FC Shkupi do të siguronte një vend për në ndeshjet e “play-off” të Liga Europa, e më pas do të eliminohej, atëherë skuadra nga Çairi do të luante direkt në grupet e Konferencë Ligë. (infOSport.mk)

Leave a Reply