Everton me ndihmën e Lampard beson te transferimi i dyshes së Çelzit!

Evertoni, i cili udhëhiqet nga ish kapiteni i Çelzit, Frank Lampard, beson se pikërisht me ndihmën e këtij të fundit do të arrijë të bëjë një goditje të dyfishtë në merkato nga klubi i Londrës.

Sipas disa mediave angleze, Lampard dëshiron në ekip Ross Barkley dhe Michy Batshuay.

Të dy futbollistëve, u skadon kontrata me Çelzin në vitin 2023, ashtu që drejtuesit e skuadrës nga “Stemford Brixh” janë të gatshëm të hyjnë në bisedime.

Everton ka një marrëveshje primare me të dy lojtarët për t’i sjellë ata në “Gudison Park”.

Leave a Reply