Shkëndija jashtë Ligës së Konferencës, ndiqeni momentet më të mira dhe penaltitë nga ndeshja kundër AIK (VIDEO)

Shkëndija mbetet jashtë Ligës së Konferencës, pasi u mund vetëm përmes penaltive nga AIK-u suedez me rezultatin 2:4, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 1:1, njëjtë sikurse edhe një javë më parë në Stokholm të Suedisë, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija i’a doli të shënonte e para kundër suedezëve, pasi fitoi një penalti dhe kapiteni Ferhan Hasani nuk gaboi dhe në minutën e 22-të kaloi “kuqezinjtë” në epërsi.


GOLAT NGA NDESHJA, SHKËNDIJA-AIK, NDIQENI KËTU.


Megjithatë AIK-u u kundërpërgjigjë në fillimin e pjesës së dytë me anë të 18-vjeçarit, Ajari, i cili në minutën e 56-të solli simetri në rezultat. Pas këtij goli, nuk pati më gol tjetër, ashtu që dueli i zhvilluar në arenën “Todor Proeski” në Shkup, u mbyll me shifrat 1:1.

Kështu u desh të luhej shtesa 30 minutëshe, që sërish nuk prodhoi gola dhe ekipi që kaloi më tej duhet të vendosej përmes penaltive, aty ku më të suksesshëm dolën të jenë suedezët, që në fund shënuan fitore 4:2.

AIK gaboi penaltinë e parë, kurse për Shkëndijën të njëjtën gjë bëri Bruno Dita. Doriev u ndal nga portieri kundërshtar më pas, kurse Hasani në serinë e fundit, atë të 5-të, gjuajti jashtë kuadratit. (infOSport.mk)

Leave a Reply