Leard Sadriu largohet nga Shkëndija!

Leard Sadriu i ka dhënë fund qëndrimit të tij te Shkëndija, duke vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Slloveni te skuadra e Mura, raporton “infOSport.mk”.

Sadriu skuadrës së Shkëndijës iu bashkua janarin e vitit 2018-të nga rradhët e Ferizajit, kur ende nuk kishte mbushur të 18-tat, ashtu që i njëjti janarin e vitit 2021 u huazua te Skënderbeu, te e cila skuadër qëndroi deri qershorin e këtij viti, për tu rikthyer sërish te skuadra tetovare, për të cilën numëron gjithsej 19 ndeshje. Sezonin aktual me Shkëndijën zhvilloi një ndeshje në kampionat kundër Sileksit, dhe dy ndeshje europiane.

Informacione të “infOSport.mk” bëjnë me dije se Sadriu me skuadrën sllovene të Mura ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare. (infOSport.mk)

Leave a Reply