
Një ditë pasi u zyrtarizua, Milot Rashica ka nisur stërvitet me bashkëlojtarët e rinj te Galatasaraji.
Klubi turk ka publikuar disa foto nga seanca e sotme stërvitore, teksa në një prej tyre shihet edhe ylli i përfaqësueses së Kosovës.
Në prapavijë të fotografisë ku shihet Rashica shihen edhe dy yjet tjerë të ekipit turk, Huan Mata që u transferua në po të njëjtën ditë me Rashicën, si dhe Dres Mertens.
Sulmuesi i “Dardanëve” është huazuar për një vit te Galatasaraji nga Noruiç Siti. Rashica mund të debutojë me fanellën e gjigantit turk në takimin e fundjavës në udhëtim kundër Kasimpashës.