Jasin Lama fiton sërish me nokaut në boksin profesionist

Shkupjani Jasin Lama vazhdon të shkëlqejë edhe në boksin profesionist, aty ku mbrëmë në Durrës zhvilloi edhe meçin e tij të dytë, njofton “infOSport.mk”.

Lama përballë kishte hungarezin Gyula Rozsas, të cilin e nokautoi që në fazën e hershme.

Kjo fitore solli mjaft gëzim në mesin e gjithë spektatorëve shqiptarë, në veçanti ekipit të Lamës, me në krye babain e tij, Zekirja Lama, i cili njëherit është edhe krahu i djathtë i Jasinit, që çdoherë e mbështet dhe i jep kurajo para çdo meçi.

Kujtojmë, më 30 korrik Jasin Lama regjistroi fitoren në meçin debutues në boksin profesionist duke mposhtur bullgarin Samuil Dimitrov me nokaut, luftë kjo që ishte zhvilluar në Tetovë.

Leave a Reply