Shpresat e Maqedonisë mundin shpresat e Shqipërisë në Kroaci

Përfaqësuesja shpresa e Maqedonisë sot në një miqësore të zhvilluar në turneun në Kroaci, ka mundur moshatarët e Shqipërisë me rezultatin 3:1, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë doli të jetë e barabartë, me të dyja ekipet që shënuan nga një gol.

Berat Kalkan në minutën e 9-të kaloi në epërsi Maqedoninë, ndërsa sulmuesi i Çezenës, Stiven Shpendi në minutën e 17-të arriti që të barazojë shifrat.

Në pjesën e dytë të përzgjedhurit e trajnerit Dragan Kanatllarovski ishin më të mirë në terren, ndërsa këtë e konfirmuan me dy golat e shënuar nga Mario Ilievski në 10 minutat e para të kësaj pjese, kur edhe vendosën fatin e fituesit në kuadër të turneut “Shën Martin” në Mura të Kroacisë.

Ndeshjen e rradhës Maqedonia U21 do ta zhvillojë të hënën kundër Arabisë Saudite. (infOSport.mk)

Leave a Reply