Renditja e FIFA-s: Kosova humb një pozicion, Shqipëria s’lëviz fare

Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur një vend në renditjen më të re të e FIFA-s, derisa Shqipëria nuk ka lëvizur fare. Si duket “Dardanëve” ju ka kushtuar disfata 2:1 në transfertën ndaj Irlandës së Veriut, pavarësisht fitores së madhe 5:1 ndaj Qipros në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kështu, Kosova tashmë renditet në pozitën e 107-të, ndërkohë Shqipëria do vazhdojë të mbajë pozitën numër 66.

“Kuqezinjtë” morën vetëm një pikë në dy duelet e muajit tetor përballë Izraelit (1:2) dhe Islandës (1:1).

Leave a Reply