Renditja më e re e FIFA-s, Maqedonia humb një pozicion

Shtëpia më e madhe në botën e futbollit, ka publikuar renditjen e përgjithshme të ekipeve kombëtare pas përfundimit të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Përfaqësueses së Maqedonisë nuk i kanë kushtuar shumë disfatat nga Gjeorgjia dhe Bullgaria në kuadër të Ligës së Kombeve, duke pasur parasysh se ka pësuar rënie për vetëm një pozitë.

Maqedonia në renditjen më të re për muajin tetor ndodhet në pozitën e 65-të, derisa muajin e kaluar ishin një pozitë më lartë.

Kombëtarja e Brazilit vazhdon të udhëheq renditjen botërore, duke lënë pas vetes Belgjikën dhe Argjentinën, derisa në TOP10 bëjnë pjesë edhe Franca, Anglia, Spanja, Holanda, Portugalia dhe Danimarka. (infOSport.mk)

Leave a Reply