Zaharievski komenton disfatën ndaj FC Shkupit

Struga Trim Lum e Srgjan Zaharievskit më në fund shijoi edhe ithtinën e disfatës këtë edicion në elitën e futbollit vendor. Skuadra strugane që nuk dinte për disfatë 9 xhiro me rradhë, të dielën u mund në Çair nga kampionët e FC Shkupit, edhe atë pas një penaltie të dyshimtë të akorduar nga arbitri, Aleksandar Stavrev.

Edhe pse i revoltuar me këtë vendim të arbitrit tonë ndërkombëtarë, trajneri i Struga Trim Lum, Srgjan Zaharievski nuk deshi të komentojë momentin e penaltisë, nga i cili një dëmtim në krahëror pësoi portieri, Vedran Qoshevski.

“Një derbi tipik, ku nuk pati shumë raste, por më shumë taktizime nga të dyja palët. Mendoj se faktori vendimtar ishte penalltia, të cilën nuk dua ta komentoj. Ne patëm rastet tona pas golit të pësuar, por mungoi realizimi, ashtu që vazhdojmë tutje pa marrë parasysh këtë disfatë” – u shpreh trajneri i Struga Trim Lum, Srgjan Zaharievski menjëherë pas përfundimit të takimit në Çair.

Struga Trim Lum edhe përkundër kësaj disfate, qëndron në pozitën e parë me 25 pikë, 7 më shumë se FC Shkupi, që renditet në pozitën e tretë. (infOSport.mk)

Leave a Reply