Njihuni me 9 skuadrat që kanë siguruar kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve!

Me përfundimin e 8 përballjeve të mbrëmshme në Ligën e Kampionëve, dalë nga dalë kanë filluar të qartësohen disa gjëra.

Gjithsej 9-të skuadra e kanë siguruar kualifikimin tutje në fazën e nokautit, shkruan “infOSport.mk”

Napoli, Bryzh, Bajern Munih, Çelzi, Real Madrid, Mançester Siti, Borusia Dortmund, PSZh dhe Benfika janë ekipet që kanë siguruar një vend për në ndeshjet e 1/8 së finales.

Sonte në program janë edhe 8 ndeshje të tjera, derisa shumë pranë kualifikimit është edhe Liverpulli.

Edhe përfundimisht emrat e 16 skuadrave që do të kalojnë në fazën e nokautit do të mësohen vetëm javën tjetër (01 dhe 02 nëntor), kur në program janë edhe ndeshjet e xhiros së 6-të në grupe. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply