Java e 13-të vjen me ndeshje shumë interesante

Java e 13-të në elitën e futbollit vendor do të zhvillohet në vetëm një ditë, ndërsa e njëjta do na servojë disa ndeshje mjaft interesante, që mund të prekin edhe vetë kreun e tabelës, njofton “infOSport.mk”.

Në bazë të renditjes momentale, ndeshja në Kratovë midis Sileksit dhe Shkëndijës mund të llogaritet si derbi i kësaj jave, mirëpo duke mos harruar këtu në asnjë moment edhe dy ndeshjet tjera, Makedonija GJ.P – FC Shkupi dhe Struga Trim Lum – Bregallnica.

Skuadra strugane është në një seri prej dy disfatave të njëpasnjëshme, duke lejuar që Shkëndija ti afrohet në vetëm 3 pikë, ashtu që ndeshja në qytetin e bukur të Strugës pritet të dhurojë një super ndeshje, me Struga Trim Lum që do të kërkoj të tregoj se disfata e fundit kundër Pobedës ishte vetëm një ditë jo e mbarë e tyre.

Akademia Pandev që në 6 ndeshjet e fundit ka pësuar 5 disfata, në Strumicë do të mirëpret Rabotniçkin, ndërkohë në Kavadar, Tikveshi do të mirëpret Pobedën nga Prilepi. E lirë këtë xhiro është skuadra e Skopjes. (infOSport.mk)

LPFMV – Java XIII

Sileksi 30.10 (13:00h) Shkëndija
Makedonija GJ.P 30.10 (13:00h) FC Shkupi
Struga Trim Lum 30.10 (13:00h) Bregallnica
Ak.Pandev 30.10 (13:00h) Rabotniçki
Tikveshi 30.10 (13:00h) Pobeda
Skopje e lirë  

Leave a Reply