ZYRTARE, FC Shkupi ndeshjet si vendas do ti luaj 100 km larg Shkupit

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka reaguar shumë shpejtë pas incidentit që ndodhi në ndeshjen çerekfinale të Kupës midis FC Shkupit dhe Shkëndijës.

Informacionet e “infOSport.mk” flasin se kampionët në fuqi të vendit, përveç që kanë humbur ndeshjen në mënyrë zyrtare 0:3 përballë Shkëndijës, duke humbur kështu mundësinë për të shpresuar te trofeu i Kupës, ata gjithashtu ndeshjet kampionale në një afat të pacaktuar do të duhet ti zhvillojnë 100 km larg Shkupit.

Mbetet të shihet sa ndeshje do të luaj FC Shkupi jashtë Çairit, aty ku këtë edicion ishin të pamposhtur, duke regjistruar 4 fitore dhe 2 disfata në gjithsej 6 ndeshjet e zhvilluara si vendas.

Kujtojmë pas 14 xhirove të zhvilluara, FC Shkupi ndodhet në pozitën e katërt me 22 pikë, 5 më pak se Struga Trim Lum që mban pozitën e parë dhe dy më pak se Shkëndija e vendit të dytë. Në vendin e tretë me 23 pikë renditet Sileksi. (infOSport.mk)

Leave a Reply