Osmani: Për të fituar një ndeshje nuk mjafton vetëm agresiviteti!

Shkëndija të dielën në Strugë ka pësuar disfatën e dytë sezonale, e cila erdhi nga kundërshtari i njëjtë, Struga Trim Lum, raporton “infOSport.mk”.

Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani ka thënë se për të fituar një ndeshje, skuadrës nuk i nevojitet vetëm agresiviteti, por edhe disa veçori të tjera, të cilat lojtarët e tij nuk i kishin realizuar.

“Sigurisht se një lojë për ta fituar nuk mjafton vetëm agresiviteti, lufta, por duhen edhe ato vendosjet e duhura, lëvizjet tekniko taktike që ne sot nuk i kishim si në pjesë e parë ashtu edhe në të dytën“ – tha trajneri i “kuqezinjëve”, Qatip Osmani.

Leave a Reply