Realizimi shqetëson trajnerin Osmani

Shkëndija të shtunën u mund nga Struga Trim Lum në një ndeshje ku nuk arriti që të realizojë asnjë gol. Vetëm një goditje e drejtëpërdrejtë brrenda kuadrantit nuk ishte e mjaftueshme që skuadra e Osmanit nga Struga të rikthehet e pamposhtur, shkruan “infOSport.mk”.

Pikërisht realizimi është një nga pikat që shqetëson edhe trajnerin e “kuqezinjëve” nga Tetova, duke pasur parasysh se këtë edicion Shkëndija e tij ka realizuar vetëm 18 gola në 14 ndeshje, apo 1.3 gola për ndeshje.

“Po e kemi atë problem. Edhe para kësaj loje edhe në ndeshjet që kanë kaluar shpesh herë e kemi përmendur këtë punën e realizimit. Por rastet që i patëm në fund mendoj se duhej të shënonim pasi barazimi do të ishte rezultat i realtë i kësaj ndeshje“ – ka thënë Qatip Osmani pas përfundimit të ndeshjes ndaj Struga Trim Lum në të cilën skuadra e tij pësoi disfatë minimale 1:0.

Ishte kjo disfata e dytë nga kundërshtari i njëjtë këtë edicion për Shkëndijën, skuadër kjo që këtë edicion në 4 ndeshje nuk ka arritur që të shënojë fare. Përveç dy takimeve ndaj Struga Trim Lum, ku kishte pësuar disfata 0:1 dhe 0:2, skuadra e trajnerit Osmani, nuk kishte mundur të shënojë edhe përballë FC Shkupit dhe Bregalnicës, ndaj të cilave skuadra kishte barazuar 0:0. (infOSport.mk)

Leave a Reply