Xhaka sërish fiton çmimin “Lojtari i Muajit” te Arsenali!

Për të dytin muaj me radhë, Granit Xhaka është votuar nga tifozët e Arsenalit, për çmimin e “Lojtari i Muajit”.

Mesfushori shqiptarë që mbron ngjyrat e kombëtares së Zvicrës, shijoi një seri tjetër lojërash të spikatur, të cilat u njohën nga “topçinjtë” në mbarë botën pasi ai mori 42 për qind të votave për të ndjekur suksesin e tij në shtator.

Graniti ishte një lojtar yll gjatë gjithë tetorit plot tension, duke luajtur në të 9-të ndeshjet e Arsenalit dhe duke shënuar tre gola, përfshirë këtu edhe golin e fitores ndaj Totenhamit, si dhe ndaj PSV Ajndhovenit dhe Sauthemptonit.

Ai ishte gjithashtu një forcë jashtëzakonisht krijuese duke luajtur në rolin e tij të ri të avancuar, pasi krijoi 12 raste për shokët e tij, teksa asnjëherë nuk iu shmang punës së tij defensive duke fituar 17 duele.

Ai tani gjendet në Katar, me kombëtaren e Zvicrës, ku do të tentojë që ta vazhdojë formën e mirë që është duke kaluar.

Leave a Reply