Federata serbe po mundohet ta fsheh skandalin!

Federata serbe po mundohet ta fsheh skandalin e bërë një ditë më parë në përballjen me Brazilin. Serbët përmes një flamuri të shfaqur në zhveshtoret e tyre e paraqitën Kosovën si pjesë të tyre, duke treguar edhe njëherë tjetër shovinizmin e tyre, edhe pse i njëjti nuk duhet të ketë vend në ngjarje sportive, e aq më pak brenda objekteve ku zhvillohet ngjarja më e madhe e futbollit botëror, siç është “Qatar 2022”.

Lidhur me këtë ngjarje gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Federata e Futbollit e Kosovës, që ka paraqitur ankesë deri te FIFA për këtë veprim agresiv të ekipit kombëtar të Serbisë, i cili në fund pësoi disfatë nga Brazili me shifrat 2:0.

Leave a Reply