Maroku shtang Belgjikën, lufta për dy vendet e para në grupin “F” bëhet shumë interesante (VIDEO)

Maroko ka bërë befasinë e rradhës në kuadër të Botërorit “Qatar 2022”, duke mundur Belgjikën e De Brujne me rezultatin 2:0 në kuadër të grupit “F”, njofton “infOSport.mk”.

Të përzgjedhurit e Ualid Regragi zhvilluan një super ndeshje, duke u paraqitur mjaft mirë në repartin e mbrojtjes, ndërsa golat e Abdelhamid Sabiri (73’) dhe Zakarija Abuklal (90’) ju mundësuan atyre të dalin në pozitën e parë me 4 pikë, duke lënë pas vetes Belgjikën me 3 pikë.

Pas pas në kuadër të këtij grupi, Kroacia do të përballet me Kanadanë. Ballkanasit shihen si favoritë absolut, dhe çdo rezultat tjetër përveç  fitores së tyre, do të ishte një senzacion, ashtu që kroatët fatin e tyre do ta vendosin në ndeshjen e fundit kundër Belgjikës. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply