Silvinjo edhe zyrtarisht merr detyrën e trajnerit te kombëtarja shqiptare: Kam besim se do të bëjmë një punë të mirë

Pas përfundimit të lamtumirës së Edi Rejës, trajneri i ri në detyrë i kombëtares kuqezi, Silvinjo, ka marrë fjalën e tij për herë të parë duke shprehur si fillim një falenderim për punën e bërë të Rejës dhe më pas ai ka folur për këtë zgjedhje.

“Përshëndetje të gjithëve, ju falenderoj që ndodheni këtu të gjithë. Puna e një trajneri është shumë e vështirë gjithmonë. Kemi dëshirë të sjellim rezultate pozitive për të dërguar kombëtaren në pozicionin e duhur. Këtë pashë kur takova presidentin për herë të parë. Edhe ai pa te ne urinë dhe dëshirën për të bërë mirë, për t’i dhënë vazhdimësi projektit. Të gjithë flasin për zgjedhjet e trajnerit apo pozicionin e tij. FSHF më bindi të merrja përsipër këtë punë. Jemi të kënaqur, besoj do bëjmë një punë të mirë”, u shpreh Silvinjo, i cili menjëherë firmosi kontratën me presidentin Duka.

Leave a Reply