Ja kur FC Shkupi pritet ta prezantojë përforcimin e parë!

Darko Ilieski në pranverë do të luaj me fanellën e FC Shkupit. I njëjti i është bashkuar skuadrës nga Çairi që nga dita e parë e përgatitjeve, megjithatë prezantimin zyrtarë me fanellën e FC Shkupit, mbrojtësi me origjinë nga Prilepi pritet ta këtë vetëm pas datës 15 janar, atëherë kur edhe zyrtarisht i përfundon kontrata me Struga Trim Lum.

27-vjeçari te skuadra strugane luajti për një vit të plotë, ndërsa gjatë stinorit vjeshtorë i njëjti regjistroi 15 paraqitje dhe 2 gola të shënuar.

Pikërisht paraqitjet e tij të mira gjatë këtij gjysëmsezoni, bënë që drejtuesit e FC Shkupit ta rikthejnë atë në Çair pas dy viteve e gjysmë, pasi i njëjti kishte veshurë fanellën “bardhekaltër” në sezonin 2019/2020.

Burime të sigurta pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se Ilieski këtë herë me FC Shkupin do të lidhet me një kontratë 18 muajshe. (infOSport.mk)

Leave a Reply