Shqipëria gjen kundërshtarin e 24 marsit

Kombëtarja e Shqipërisë që për herë të parë në historikun e saj do të udhëhiqet nga një trajner Brazilian, me datë 24 mars do të zhvillojë një miqësore kundër kombetares se Uzbekistanit.

Lajmin e bën të ditur “RTSH Sport” që thekson se pas diskutimeve edhe me dy federata të tjera, ato të Tunizisë dhe Ukrainës, gjuha e përbashkët u gjet me ato të Uzbekistanit.

Kështu, tri ditë përpara ndeshjes me Poloninë, e vlefshme për eleminatoret e “Euro 2024”, skuadra e Silvinjos do të sfidojë ekipin aziatik që mban vendin e 77 në renditen e FIFA-s, 10 pozicione poshtë Shqipërisë.

Ndeshja e debutimit të Sylvinh-s në stolin kuqezi do të luhet në “Air Albania Stadium”.

Leave a Reply