Liga e Kampionëve vjen sonte me dy ndeshje interesante

“Ethet” e Ligës së Kampionëve do të vazhdojnë edhe në këtë mesjavë me disa ndeshje mjaft interesante në kuadër të ndeshjeve të 1/8 së finales.

Sonte ndeshja që tërheq më shumë vëmendje, pa dyshim se është ajo në “Enfilld Roud”, ku Liverpulli do të mirëpret shumë herë kampionët e Real Madridit. Është kjo një finale para finales, ndërsa Ajntrahti i Frankfurtit do të testojë forcën e Napolit, skuadër kjo që po shkëlqen në Itali, aty ku është shumë pranë titullit kampion.

Kjo ndeshje do të lueht në Gjermani, ashtu që skuadra e Spalletit do të duhet të jetë shumë e vëmendshme, nëse dëshiron të ketë një pranverë të gjatë edhe në Ligën më prestigjioze europiane, Ligën e Kampionëve.

Të dyja ndeshjet stratojnë nga ora 21:00.

Leave a Reply