Vritet kampioni i shumëfishtë i botës, Mardanov (VIDEO)

Kampioni i shumëfishtë i botës në “Jiu-jitsu”, Vidadi Mardanov (32), është vrarë të hënën në mbrëmje në Dagestan.

Mardanov ishte në të njëjtën kohë president i ligës së luftimeve NFC MMA dhe u vra me armë rreth orës katër të mëngjesit.

Luftëtari i famshëm ka dalë nga shtëpia për të biseduar me dikë, por gjatë bisedës dy persona e kanë qëlluar dhe kanë ikur.

“Burri është thirrur për konfrontim, dhe kur ka dalë, e kanë qëlluar dhe kanë ikur” – raportojnë mediat ruse nga burimet e tyre nga policia.

Policia ka mbërritur shumë shpejt në vendngjarje dhe ka gjetur trupin e një burri të shtrirë në rrugë. Ata shumë shpejt i identifikuan sulmuesit dhe sipas mediave bëhet fjalë për Timur Asadom (27) dhe Abdumislim Murtazalijev (23).

Leave a Reply