Shkëndija sot në Tetovë regjistroi fitoren e parë në vitin 2023, duke mundur Pobedën me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”. Autorë i golit të vetëm në këtë përballje ishte Eraldo Çinari në minutën e 61-të.
Ishte ky goli i parë për Çinarin me fanellën e skuadrës së Shkëndijës, ndërsa i njëjti i kënaqur me mënyrën si shkoi ndeshja e parë para publikut tetovar, është shfaqur emotiv pas ndeshjes, pasi data e sotme fiksonte me nj vjetorin e ndarjes nga jeta e babait të tij.
Pikërisht golin e shënuar sot ndaj Pobedës, që në fund i siguroi 3 pikë Shkëndijës, Çinari i’a kishte kushtuar babait të tij, tashmë të ndjerë: Goli shkon për babain tim, i cili para një viti ndërroi jetë!“. – kishte thënë Çinari, i cili ishte ndarë i kënaqur me debutimin e tij para publlikut tetovar.
“Ndjehem jashtëzakonisht mirë sepse kam pasur një periudhë të gjatë me vështirësi dhe ta festosh debutimin para tifozëve tu, në shtëpinë tënde me tre pikë dhe me golin tënd, nuk kishte si të shkonte më mirë“.
“Të them të drejtën është një emocion në vete. E dija se ‘Ballistët’ janë vërtet entuziast, por që të arrij që në impaktin e parë të kem këtë impakt edhe vetë unë si lojtar te ata për mua don të thotë një arritje shumë e madhe. I falenderoj shumë dhe shpresoj që t’ua shpërblej në fushën e lojës çdoherë që unë luaj.” – përfundoi Çinari, i cili te Shkëndija erdhi gjatë merkatos së dimrit nga rradhët e Samsunspor. (infOSport.mk)