Barcelona fiton Realin midis Bernabeut në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës (VIDEO)

Barcelona ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Spanjës përballë rivalit të përjetshëm, Real Madridit. Kjo fitore fiton edhe më shumë në peshë, pasi u arrit në fushën e stadiumit “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi nuk dërgoi asnjë goditje brenda kuadratit të portës së Ter Shtegen.

Në anën tjetër, Çavi edhe përkundër problemeve që kishte me lojtar të dëmtuar, në fund skuadra e tij arriti një fitore të madhe, edhe pse e njëjta ishte minimale 1:0, falë një autogoli të shënuar nga Militao.

Ky gol erdhi në minutën e 26-të, kur Kesie goditi, mirëpo topi me ndihmën e Militaos u ndal pas shpinës së Kurtua.

Reali i Madridit pas këtij goli të pësuar kishte më shumë nga loja, mirëpo gjitha tentativat e tyre ishin jo edhe aq të rrezikshme, ashtu që në fund kjo ndeshje u mbyll me vetëm një gol të shënuar.

Kësisoj, në rast se Reali i Madridit dëshiron të kualifikohet në finalen e madhe, atëherë do të duhet të bëjë shumë më shumë në ndeshjen e kthimit në “Kamp Nou”, ndeshje kjo që në program është me datë 5 prill. (infOSport.mk)

Leave a Reply