Në garë me gjigandët turq të Fenerbahçes, “KF Kumanova” e Ismet Zeqirit e treta në Sandanski të Bullgarisë

KF Kumanova, gjenerata e të lindurve në vitin 2012, e udhëhequr nga trajneri i mirënjohur kumanovar, Ismet Zeqiri, është renditur e treta në kuadër të turnout ndërkombëtarë “Pirin Cup”, që u mbajt në Sandanski të Bullgarisë, shkruan Open-TV, përcjellë “infOSport.mk”.

“Pirin Cup” është turne me peshë të madhe për grupmoshat e reja, ndërsa të njëjtin këtë vit e karakterizoi pjesëmarrja e disa ekipeve të njohura nga Turqia, Rumania, Polonia dhe Bullgaria.

Në mesin e ekipeve më të njohura pjesëmarrëse ishte edhe skuadra gjigande e Turqisë, Fenerbahçe, skuadër kjo që eliminoi ekipin e Ismet Zeqirit në gjysmëfinale. Kështu skuadra e KF Kumanovës duheshe të luftojë për vendin e tretë, edhe atë ndaj ekipit Kosovar të KF Dritës nga Gjilani.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 2:2, ndërkohë pas ekzekutimit të penaltive, skuadra e Ismet Zeqirit doli fituese, duke u rikthyer në Kumanovë me medalje bronzi.

Leave a Reply