Sallah shkruan historinë me Liverpullin në Premierligë, bëhet golashënuesi më i mirë

Mohamed Salah të dielën në “Enfilld Roud” ka shkruar historinë më të re me Liverpullin.

Skuadra e Jurgen Klop turpëroi rivalin e madh, Mançester Junajtedin, duke e mundur me rezultatin e thellë 7:0.

Mohamed Sallah ishte njëri prej më të mirëve në fushë për vendasit, duke realizuar dy gola dhe dy asistime.

Me golat e shënuar në këtë përballje, sulmuesi egjiptian është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Liverpullit, në Premierligë.

30-vjeçari tani numëron 129 gola me fanellën e skuadrës nga “Enfilld Roud” në elitën e futbollit anglez.

Sallah në këtë mënyrë theu rekordin e Robi Fauler, i cili numëronte128 gola.

Leave a Reply