Dy ultras “kuqezi” arrestohen në Poloni, TKZ: Institucionet tona të reagojnë për lirimin e tyre!

Grupimi i “Tifozave Kuq e Zi” ka kërkuar reagimin e institucioneve shqiptare për lirimin e dy ultrasve kuqezi të arrestuar nga policia polake dje në Varshavë.

Para fillimit të takimit midis Polonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024, dy tifozë shqiptarë patën përplasje me policinë jashtë stadiumit, teksa të njëjtit ndaj tyre përdorën edhe gaz lotsjellës, duke i arrestuar më pas.

Tanimë TKZ kërkojnë që institucionet shqiptare të reagojnë për lirimin e ultrasve.

“Gjithsej 420 Tifoza Kuq e Zi të pranishëm në ndeshjen në Poloni dhe miliona të tjerë duke e përkrahur me shpirt, ndoqën mbrëmë kombëtaren e zemrës. Pavarësisht rezultatit, lodhjes, sakrificave dhe kilometrave të bëra për në Poloni, na kishte marrë malli për një kombëtare të tillë. Kërkojmë nga institucionet tona ndërhyrjen për lirimin e anëtarëve tanë të arrestuar padrejtësisht dje në Varshavë”, – thonë nga TKZ.

Leave a Reply