Barcelona nuk e bënë hesap Elçen, titulli shumë pranë (VIDEO)

Barcelona i afrohet edhe më shumë titullit në La Liga, pasi tashmë diferenca me Real Madridin e vendit të dytë është plotë 15 pikë.

“Katalunasit” morën një fitore pa shumë vuajtje në transfertën ndaj Elçes, duke shënuar fitore me shifrat 4:0.

Ekipi i Çavit u tregua spektakolar sonte, me violinën e parë Robert Levandovski, i cili shënoi dy gola, nga një në secilën pjesë, derisa gjatë 45 minutëshit të dytë, në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Ansu Fati dhe Feran Torres.

Sfida e radhës për Barcelonën, që me këtë fitore i afrohet shumë pranë titullit  është ajo në shtëpi ndaj Gironës. (infOSport.mk)

Leave a Reply