Erald Çinari në prag të sfidës me FC Shkupin: Ne jemi Shkëndija, ta dëshmojmë atë edhe në terren

Kur kanë mbetur tre ndeshje deri në mbyllje të sezonit, futbollistët e Shkëndijës do të provojnë të gjitha shanset për të kompensuar negativën me liderin e renditjes Struga Trim Lum.

Pesë pikë me tre ndeshje deri në fund dhe 9 pikë që janë në lojë, Shkëndija gjendet para një misioni të vështirë, megjithatë duke pasur para vetes duele direkte me rivalët për kreun, tentohet që fokusi të orientohet në ndeshjen e rradhës dhe arkëtimin e tre pikëve në duelin e xhiros së 31-të të dielën përballë FC Shkupit në Çair.

Ndeshjen e së dielës e kemi pritur shumë qetë, jemi stërvitur normalisht si për çdo ndeshje tjetër dhe shkojmë të japim maksimumin.  Ekipi i ka të gjitha mundësitë, i ka të gjitha kualitetet për të treguar në fushën e lojës se kush është Shkëndija! Nuk na mungon asgjë, thjesht duhet të hymë në fushën e lojës të qetë, të japim maksimumin dhe çdo gjë është e mundur.” – është shprehur Erald Çinari në prag të sfidës me FC Shkupin, i cili në pyetjen nëse do vazhdonte të shënojë sërish, u përgjigjë: “Nuk është e rëndësishme kush shënon, e rëndësishme është që ne të dalim faqebardhë te ajo ndeshje dhe të dalim me tre pikë.”

Ndeshja ndërmjet FC Shkupit dhe Shkëndijës të dielën në stadiumin e Çairit do të startojë në ora 17:00.

Leave a Reply