Struga Trim Lum, fitore me stil kampioni në Tetovë, FC Shkupi shpallet nënkampion

Struga Trim Lum në ndeshjen e parafundit të sezonit regjistroi edhe fitoren e 5-të me rradhë në kampionat, duke mundur këtë rradhë Shkëndijën në Tetovë me shifrat 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Hero i skuadrës strugane në këtë ndeshje doli të jetë kapiteni Bunjamin Shabani, i cili realizoi që të dy golat, duke zhvlerësuar në këtë mënyrë golin e avantazhit të Shkëndijës, të realizuar nga Adenis Shala në minutën e 58të.

FC Shkupi e mbylli me fitore sezonin para tifozëve  në Çair, duke mundur Makedonija GJ.P me shifrat 3:0. Adetunxhi realizoi dy gola për “bardhekaltërit” në këtë ndeshje, ndërsa një gol tjetër realizoi Ali Adem.

Fitore komode edhe për Sileksin, që mundi Rabotniçkin në Kratovë me shifrat 2:0, Tikveshi ishte i pamëshirshëm ndaj Skopjes, duke mundur me rezultatin 4:0 dhe duke e konfirmuar këtë skuadër si pjesë e balotazhit, derisa Akademia Pandev falë barazimit në Shtip 1:1 ndaj Bregallnicës, edhe matematikisht një xhiro para fundit siguroi mbijetesën në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

E lirë këtë xhiro, ishte skuadra e Pobedës, që edicionin e ri do të bëjë gara në Ligën e Dytë. (infOSport.mk)

LPFMV – Java 32

KF Shkëndija 1:2 Struga Trim Lum
FC Shkupi 3:0 Makedonija GJ.P
Sileksi 2:0 Rabotniçki
Bregallnica 1:1 Ak.Pandev
Tikveshi 4:0 Skopje
Pobeda e lirë    

Leave a Reply