Qatip Osmani habit të gjithë, largohet nga Shkëndija!

Shkëndija dhe Qatip Osmani ndajnë rrugët. Ndeshja e fundit e sezonit 2022/2023 përballë Rabotniçkit ishte e fundit për trajnerin Osmani në bankinën e “kuqezinjëve” nga Tetova.

Ka qenë vetë tekniku 53-vjeçar që ka ofruar dorëheqjen e tij, ndërsa e njëjta ishte pranuar nga drejtuesit e klubit “kuqezi”.

Osmani së fundmi e morri drejtimin e Shkëndijës me 15 shtator të vitit 2022. Ai brenda kësaj periudhe klubin tetovar e udhëhoqi në 24 ndeshje, duke regjistruar 13 fitore, 7 barazime dhe 4 disfata.

Ndryshe, ishte kjo hera e katërt që Qatip Osmani në periudha të ndryshme ulej në bankinën e Shkëndijës, të cilën skuadër e ka drejtuar gjithsej në 153 ndeshje, me një bilanc  prej 93 fitoreve, 26 barazimeve dhe 34 disfatave.

Kujtojmë, Shkëndija pavarësisht fitores 2:1 ndaj Rabotniçkit, si dhe disfatës me po të njëjtin rezultat të FC Shkupit, sezonin garues 2022/23, e mbylli në pozitën e tretë me 57 pikë, 11 më pak se kampionët e Struga Trim Lum. (infOSport.mk)

Leave a Reply