Bundesligës gjermane gati ti shtohet një kumanovar!

Futbollisti me origjinë nga Kumanova, Ardon Jashari pritet të bëj hapin e madh në karrierë, pasi i njëjti gjatë kësaj vere pritet të largohet nga Lucerni.

Mesfushori shqiptar është ndër futbollistët më të vlerësuar në kampionatin zviceran dhe ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë edhe këtë rradhë.

Si destinacion i mundëshëm i kumanovarit Jashari, po përmendet Bundesliga dhe dy skuadrat e njohura, Borusia Menhengladbah dhe Shtutgart. Që të dyja këto klube shihen si favorite për nënshkrimin e Jasharit, pasi kanë bërë hapa para për transferimin e tij në Gjermani.

Interesim për shërbimet e Jasharit gjithashtu kishin treguar edhe Selltiku, Atalanta, Porto dhe Ajntrahti i Frankfurtit.

Drejtuesit e Lucernit për shërbimet e kumanovarit kërkojnë së paku 6 milionë euro, shifër kjo ndoshta paksa e lartë për një futbollistë vetëm 20-vjeç, mirëpo duke pasur parasysh talentin dhe bagazhin që ka pas vetes, 60 ndeshje me ekipin e parë të Lucern, 53 prej të cilëve në elitën e futbollit zviceran, si dhe dy ndeshje me përfaqësuesen e seniorëve të Zvicrës, madje edhe debutim në një Botëror, atëherë është më se e qartë pse drejtuesit e Lucernës kërkojnë një shumë të tillë.

Jashari vetëm edicionin e fundit me Lucernën ka zhvilluar 37 ndeshje zyrtare, 34 prej të cilëve në kampionat, aty ku regjistroi edhe një gold he 4 asistime.

Leave a Reply