Shkëndija U17 e Kasamit pjesëmarrëse në turneun mbarëkombëtarë në Tiranë

Gjenerata U17 e Shkëndijës (fëmijë të lindur në vitin 2007 që nga muaji korrik do të jenë U18) sot ka udhëtuar drejt Tiranës ku për tre ditë do të jetë pjesë e turneut mbarëkombëtar “FUTURE OF FOOTBALL TOURNAMENT”.

Skuadra që do të drejtohet nga trajneri Taxhedin Kasami dhe trajneri i portierëve Armend Elezi është shortuar në grupin “A” së bashku me Prishtinën, Kinostudio (Tiranë) dhe Ramiz Sadiku B.

Ekipet që do të kapin dy vendet e para në grup vazhdojnë më tutje ku do të ndeshen me dy ekipet më të mira të grupit “B”, e ku bëjnë pjesë Ramiz Sadiku A, Albanet, Besëlidhja dhe Kamza.

Leave a Reply