Bekim Maliqi do të vazhdojë të luaj në Shqipëri, mirëpo këtë herë duke veshur fanellën e Dinamo City.
23-vjeçari që luan si mbrojtës i djathtë, skuadrës dinamovite iu bashkua nga skuadra e Erzenit, ndërsa më herët është aktivizuar me skuadrat e Llapit dhe Feronikelit në Kosovë.
Maliqi është bashkuar me skuadrën në Itali, aty ku dinamovitët vijojnë prej 10 ditësh fazën përgatitore në prag të sezonit të ri në Superligën shqiptare, që starton me datë 18 gusht.
Dinamo në xhiron e parë të sezonit 2024/25 si vendas do të mirëpret skuadrën kampione në fuqi të Egnatias. (infOSport.mk)